“Më ofendoi prandaj e qëllova”/ Dëshmon i dyshuari për vrasjen e 48-vjeçarit në Kavajë: Më parkoi makinën para shtëpisë

“Më ofendoi prandaj e qëllova”/ Dëshmon i dyshuari për vrasjen e 48-vjeçarit në Kavajë: Më parkoi makinën para shtëpisë

“Më ofendoi, prandaj e qëllova”. Kështu e ka nisur dëshminë e tij para oficerëve të krimeve të rënda Landi (Puja) Deraji, i cili mesditën e djeshme qëlloi me thikë në zemër Skerdilajd Isufin, ku për pasojë ky i fundit humbi jetën pas disa minutash në spital. Teksa ka deklaruar se shkak për konfliktin ishte bërë një vend parkimi, Puja ka theksuar se situata doli jashtë kontrollit pikërisht kur Skerdilajd Isufi e ka ofenduar. “Erdhi dhe parkoi makinën para shtëpisë time. Dola dhe i kërkova ta lëvizte makinën, pasi nuk mund të kaloja dot për t’u futur në shtëpi. Nuk dua ta lëviz makinën, më tha, po ik futu brenda se e di çfarë të bëj apo jo?! Këtu filloi gjithçka. Kush je ti, kush jam...