Me armë zjarri në makinë dhe banesë, arrestohet 30-vjeçari në Maliq
Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia në Maliq pasi lëvizte i armatosur në makinë. Në pranga u vu shtetasi B.B u konstatua me makinë në një rrugë mes parcelave bujqësore, brenda së cilës iu gjet një automatik. Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën një armë gjahu teke dhe një sasi e vogël municioni luftarak. Ai përballet me akuzat për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”. Njoftimi i policise: Maliq / Finalizohet operacioni policor i koduar “Sovjani” Qarkullonte me automjet i armatosur me armë zjarri automatik dhe posedonte në banesë armë gjahu pa leje, kapet dhe vihet në pranga 30-vjeçari. Sekuestrohen një armë zjarri...
Burimi:
syri.net