Mbetjet e Kurum, policia ekzekuton 20 nga 33 masat e dhëna nga Prokuroria
Sipas policisë së Durrësit, operacioni policor i organizuar në Durrës, Tiranë dhe Elbasan ka bërë të mundur ekzekutimin e 20 nga 33 masa sigurie të caktuara me vendim gjykate. Masat e sigurimit personal u caktuan me kërkesë të prokurorisë për transportimin e 2800 tonë mbetje të rrezikshme të kompanisë Kurum nga porti i Durrësit drejt Tajlandës. Kontejnerët me mbetje ndërkohë vijojnë të qëndrojnë në zonën e Porto Romanos dhe ende nuk dihet se çdo të bëhet me to, si do të asgjësohen dhe ku, pas përcaktimit të tyre si mbetje të rrezikshme për shëndetin e njeriut dhe mjedisin.
Burimi:
opinion.al