Mashtrimet telefonike miliona euroshe: Shqipëria në qendër të hetimeve dhe dyshimet mbi një polic italian
Nga Alba Kepi Përmes një investigimi gazetari italian Luigi Pelazza i emisionit 'Le Iene' ka hedhur dritë mbi një rrjet mashtrimesh telefonike që dyshohet të ketë sjellë fitime miliona eurosh, me operacione jo vetëm në rajonin Kampania, por edhe në shtete të tjera, përfshirë Shqipërinë. Hetimi i programit ka fokusuar vëmendjen te aktivitetet e call center-eve të cilët kryenin telefonata mashtruese me qëllim të shfrytëzimit të investitorëve të pafajshëm. Një element veçanërisht shqetësues në hetim është përfshirja e Alfonso Vicinanza, një polic italian nga Salerno. Sipas shërbimit të Le Iene, ai dyshohet se ka rekrutuar të rinj italianë për t’i dërguar të punojnë në call center në Shqipëri dhe vende të tjera të Evropës Lindore, ku ata ishin të përfshirë në telefonata mashtruese me qëllim përfitimi...
Burimi:
syri.net