Makina po lëvizte mbrapsht, përplaset pë vdekje e moshuara në Devoll
Një 85 vjeçare ka hmbur jetën në Devoll. Policia njofton se e moshuara është përplasur nga një makinë që drejtohej nga 49-vjeçari, i cili ka qenë duke lëvizur mbrapsht. “Rreth orës 14:15, në fshatin Vishocicë, shtetasi A. P., 49 vjeç, banues në Korçë, dyshohet se duke lëvizur mbrapsht me automjet, është përfshirë në aksident me shtetasen A. M., 85 vjeçe, këmbësore, e cila si pasojë e përplasjes, humbi jetën. Më drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet procedurale”, njofton policia. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./vizionplus.tv
Burimi:
vizionplus.tv