Makina përplas për vdekje këmbësorin në aksin Durrës-Rrogozhinë, shoqërohet në polici shoferi
Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Durrës-Rrogozhinë. Automjeti me drejtues shtetasin M. I., ka përplasur një këmbësor. Si pasojë e përplasjes 72-vjeçari ka humbur jetën. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve procedurale të mëtejshme. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.
Burimi:
javanews.al