Makina përplas për vdekje këmbësorin në aksin Durrës-Rrogozhinë
Një aksident me vdekje ka ndodhur aksin rrugor Durrës-Rrogozhinë. Automjeti me drejtues shtetasin M. I., ka përplasur një këmbësor ende të paidentifikuar, që si pasojë ka humbur jetën. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve procedurale të mëtejshme, ndërkaq, vijon puna për të identifikuar shtetasin që ka humbur jetën, si dhe për të sqaruar dhe dokumentuar rrethanat e aksidentit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.
Burimi:
syri.net