Makina përplas motoçikletën pranë mbikalimit të Shkozetit, plagoset drejtuesi, dërgohet me urgjencë në spital

Makina përplas motoçikletën pranë mbikalimit të Shkozetit, plagoset drejtuesi, dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës. Një automjet është përplasur me një motocikletë. Ngjarja rrugore ndodhi pranë mbikalimit për në Shkozet, në autostradën Durrës-Tiranë. Pas përplasjes me mjetin e tipit Volkswagen Golf, motori ka përfunduar jashtë rruge. Policia ka mbërritur në vendngjarje, ndërsa drejtuesi i motocikletës është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.