Makina bie në përrua, arrestohet shoferi, pasagjeri rezulton i zhdukur
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar gjatë orëve të para të mëngjesit në fshatin Dars, njësia administrative Klos, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka rënë në përroin e fshatit. Si pasojë, Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit, ndërsa vijojnë kërkimet për pasagjerin, i cili dyshohet se është marrë nga rrjedha e ujit. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, rreth orës 01:30 është marrë informacion se në vendin e quajtur “ura e fshatit Dars”, një automjet tip “Audi”, me targa angleze, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në përroin e fshatit. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, zjarrfikësit si dhe polumbarët e RENEA-s. Nga veprimet e shpejta hetimore u bë i mundur identifikimi i drejtuesit të automjetit, shtetasit A. L.,...
Burimi:
kohajone.com