Lufta në Lindjen e Mesme, Çuko: Nuk do të ketë paqe! Shqipëria duhet të rrisë kapacitetet mbrojtëse
Ish-ushtaraku Arben Çuko, në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në televizionin kombëtar Vizion Plus me moderator Roland Zilin, komentoi shqetësimet lidhur me sigurinë e kampit Ashraf 3 dhe sulmet kibernetike nga Irani. Sipas Çukos, mungesa e lëvizjes së muxhahedinëve drejt zyrave të aplikimit nuk tregojnë një kërcënim të drejtpërdrejtë fizik. Sa i përket rrezikut kibernetik, ai u shpreh se ka ekzistuar gjithmonë, por sulmet ndaj institucioneve shqiptare, si ato të fundit ndaj Kuvendit, nuk duhet të shihen si kërcënim i menjëhershëm fizik. Megjithatë, Çuko theksoi rëndësinë e rritjes së kapaciteteve mbrojtëse të vendit dhe ndërgjegjësimit të shoqërisë për pasojat e mundshme të konflikteve ndërkombëtare. Çuko theksoi se diskutimet për sigurinë bëhen në kuadër të Aleancës NATO, por sipas tij rritja e...
Burimi:
vizionplus.tv