Louis Vuitton gjobitet me 500 mijë euro/ Dyshohet se pastroi paratë e pista të një shqiptari

Louis Vuitton gjobitet me 500 mijë euro/ Dyshohet se pastroi paratë e pista të një shqiptari

Prokurorët kanë gjobitur filialin holandez të markës luksoze Louis Vuitton me 500 mijë euro, për akuzën e pastrimit të parave. Louis Vuitton doli si i dyshuar gjatë një hetimi të gjerë për pastrim parash, të udhëhequr nga autoritetet holandeze. Gjatë një periudhe të gjatë kohore, kompania nuk kontrolloi siç duhet identitetin e klientëve që bënin vazhdimisht blerje të mëdha në para. "Çështja po zgjidhet përmes një urdhri dënimi për të lehtësuar presionin mbi kapacitetin e kufizuar të sallës së gjyqit në Gjykatën e Qarkut të Roterdamit," thanë prokurorët në një deklaratë. Hetimi nisi nga blerjet që kryente një 53-vjeçar shqiptar, i cili ishte dënuar më parë për vepra kriminale. Thanas Bako, 53 vjeç me origjinë nga Saranda kryente blerje të shumta pranë markës luksoze, si një mënyrë për...