Lezhë/ Shpërthimi me tritol ndaj makinës së agjentit të krimeve, arrestohet pas dy ditësh autori i dyshuar

Lezhë/ Shpërthimi me tritol ndaj makinës së agjentit të krimeve, arrestohet pas dy ditësh autori i dyshuar

Policia e Lezhës ka zbardhur autorësinë dhe rrethanat e shpërthimit me lëndë plasëse që ndodhi dy ditë më parë në lagjen “Besëlidhja”, ku u shkatërrua automjeti i një punonjësi policie. Si rezultat i hetimeve intensive dhe analizimit të pamjeve filmike në disa akse rrugore, u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit Fatjon Rrika, 32 vjeç, me precedent të mëparshëm penal në Itali për vjedhje me armë. Ai u kap në fshatin Zhejë, Kurbin, teksa lëvizte me ciklomotorin që dyshohet se kishte përdorur për të shkuar në vendngjarje ditën e shpërthimit. Gjatë operacionit, autoritetet nisën procedim penal edhe për babanë e tij, shtetasin N. Rr., 66 vjeç, pasi në banesë iu gjet një armë gjahu pa leje. Policia sekuestroi si prova materiale...