Lezhë/ Banorët e Torovicës prej dy ditësh pa energji, transformatori i djegur nuk zëvendësohet

Lezhë/ Banorët e Torovicës prej dy ditësh pa energji, transformatori i djegur nuk zëvendësohet

Banorët e fshatit Torovicë, në qarkun e Lezhës, po përballen prej dy ditësh me mungesë totale të energjisë elektrike, pa asnjë reagim apo ndërhyrje nga institucionet përgjegjëse. Sipas një denoncimi në JOQ Albania, shkaku i ndërprerjes së energjisë është djegia e plotë e pajisjeve të transformatorit, përfshirë edhe paketat shpërndarëse. Pavarësisht njoftimeve të përsëritura nga banorët drejt strukturave përkatëse, deri më tani nuk është ndërmarrë asnjë masë për riparimin e defektit, ndërsa mungon edhe çdo informacion zyrtar për zgjidhjen e situatës. Situata është alarmante, veçanërisht në mes të dimrit, ku mungesa e energjisë elektrike ndikon drejtpërdrejt në ngrohje, ruajtjen e ushqimeve dhe jetesën e përditshme të familjeve. Banorët shprehen të revoltuar për neglizhencën e autoriteteve, duke theksuar se reagimi shpesh vjen vetëm kur rastet bëhen publike...