Lëvizte me pistoletë, arrestohet 28-vjeçari në Durrës! I riu i dënuar për vrasje
Një 28-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit pasi lëvizte në qytet me armë me vete. Sipas bluve Edrin Varaku i dënuar më parë për vrasje dhe armëmbajtje pa leje u kap në lagjen nr. 13, teksa ndodhej pasagjer në makinën e një personi tjetër. Drejtuesi i automjetit do të hetohet në gjendje të lirë për moskallëzim krimi. Ndërkohë arma e zjarrit pistoletë, u sekuestrua si provë materiale. Njoftimi i policisë: Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për identifikimin dhe ndalimin e shtetasve që qarkullojnë me armë pa leje, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për një rast të kësaj veprimtarie kriminale, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Pasagjeri”. Gjatë operacionit, në lagjen nr. 13, Durrës, u ndalua automjeti me drejtues...
Burimi:
opinion.al