Lana gati të dalë nga shtrati, rrezik edhe për përmbytje në Tiranë

Lana gati të dalë nga shtrati, rrezik edhe për përmbytje në Tiranë

Situata me reshjet është shqetësuese edhe në Tiranë përgjatë orëve të fundit, duke sjellë rritje të ndjeshme të prurjeve në lumin Lana. Zona pranë Pallatit me Shigjeta cilësohet si më problematikja dhe më e ndjeshmja, ku rreziku që Lana të dalë nga shtrati është më i lartë. Kjo zonë është përmbytur edhe në episode të mëparshme të reshjeve në kryeqytet. Rritjen e nivelit të ujit, në Tiranë deri tani nuk janë regjistruar përmbytje, dëme materiale apo bllokime të qarkullimit rrugor. Situata në kryeqytet vlerësohet më e qetë krahasuar me zona të tjera të vendit, ndërsa reshjet pritet të vijojnë edhe në orët në vijim.