Burimi:
kohajone.com
Foto © kohajone.com
Lamallari: Rehabilitimi i të miturve, prioritet i drejtësisë penale
Në kuadër të festave të fundvitit, Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, zhvilloi një vizitë në Institutin e të Miturve në Kavajë, duke zgjedhur që këtë periudhë festive ta ndajë me të rinjtë që ndodhen në konflikt me ligjin dhe që kanë më shumë nevojë për vëmendje, mbështetje dhe ngrohtësi njerëzore. Vizita u vlerësua si një mesazh solidariteti dhe përgjegjësie institucionale ndaj kësaj kategorie të ndjeshme të shoqërisë. Gjatë takimit me drejtuesit e institucionit, stafin dhe të miturit, ministri theksoi rëndësinë e veçantë që ky institut ka për sistemin e drejtësisë penale dhe për shoqërinë shqiptare në tërësi. Sipas Lamallarit, Instituti i të Miturve nuk është thjesht një strukturë sigurie dhe mbikëqyrjeje, por një hapësirë ku ofrohen mundësi reale për rehabilitim, edukim dhe riintegrim shoqëror. “Ky...