Laboratori i kokainës në Frakull: SPAK zbulon 5 të dyshuar të tjerë nga trafiku nga Kolumbia
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe partnerët ndërkombëtarë, ka zbuluar një episod të ri të trafikut ndërkombëtar të kokainës nga Kolumbia drejt Shqipërisë, të lidhur me laboratorin e drogës në Frakull të Fierit. Numri i personave të identifikuar në këtë rast ka shkuar në 15, prej të cilëve 10 janë tashmë të dënuar, ndërsa 5 janë identifikuar së fundmi dhe janë nën hetim. Pesë masa sigurie janë caktuar: tre persona janë arrestuar dhe dy janë shpallur në kërkim. Mes të pandehurve dhe të dënuarve figuron edhe ish-kryekomunari i Frakullës, Viktor Çervanaku, dhe disa familjarë të tij. Hetimet lidhen me trafikimin në vitin 2022 të 485.5 kilogramë kokainë, e fshehur në një ngarkesë me “pleh...
Burimi:
javanews.al