Laboratori i kokainës në Frakull/ Edhe 3 të arrestuar, 2 në kërkim për trafikun e 485 kg drogë nga Kolumbia

Laboratori i kokainës në Frakull/ Edhe 3 të arrestuar, 2 në kërkim për trafikun e 485 kg drogë nga Kolumbia

SPAK identifikon edhe 5 persona si pjesë e trafikut ndërkombëtar të drogës, që lidhet me trafikimin e lëndëve narkotike nga Kolumbia drejt Shqipërisë, pjesë e të cilës ishte edhe ngritja e laboratorit të kokainës në Frakull. Hetimet lidhen me një sasi prej 485.5 kilogramësh kokainë, e sekuestruar më 24 nëntor 2022 në Frakull të Madhe, e fshehur në një ngarkesë me pleh organik artificial, si dhe me automjete dhe pajisje të përdorura nga të dyshuarit. Mësohet se GJKKO me kërkesë të SPAK  ka firmosur masë arresti me burg për 5 persona, nga të cilët më 5 mars 2026 janë arrestuar Klevent Gjolena, Musa Gjikola, Aldi Zonja ndërsa janë shpallur në kërkim Kevin (Arjan) Margjoni dhe Durim Keçi. Gjithashtu SPAK ka ushtruar kontrolle në banesa dhe disa biznese dhe ka...