“Kushtetuesja streha e hajdutëve”, Berisha: Institucioni komandohet nga Rama. Gjyqtarët kanë të drejtë për pagat

“Kushtetuesja streha e hajdutëve”, Berisha: Institucioni komandohet nga Rama. Gjyqtarët kanë të drejtë për pagat

Kryetari i PD, Sali Berisha, artikuloi akuza të ashpra ndaj Gjykatës Kushtetuese, e cila edhe dje nuk arriti të marrë një vendim nëse SPAK-u mund të pezullojë apo jo nga detyra zv/kryeministren Belinda Balluku. Në një konferencë me gazetarët, Berisha deklaroi se Kushtetuesja është shndërruar në strehë ku mbrohen të korruptuarit. “Në një akt ekstrem vetëposhtërimi, ata të cilët Kushtetuta i përcakton si garantë të saj dhe i ka vendosur në piedestalin më të lartë të piramidës së pushtetit gjyqësor, ata po faktojnë para syve tuaj se janë strofulla e fundit e hajdutëve të narkoshtetit.” Sipas Berishës, gjykata ka treguar në këtë çështje se zbaton urdhrat e kryeministrit. “Se çfarë turp njerëzish përfaqësojnë. Është tjetër kur ti haptas merr anë dhe i del përpara të...