Kush është polici i Komisariatit nr. 5 në Tiranë që u kap duke transportuar 1 milion euro nga Serbia në Kosovë

Kush është polici i Komisariatit nr. 5 në Tiranë që u kap duke transportuar 1 milion euro nga Serbia në Kosovë

Zyrtarët e Doganës dhe policët kufitarë në Merdarë kanë gjetur brenda një hapësire të improvizuar të një furgoni një vlerë prej 1 milionë eurosh. Shuma e parave po tentohej ta kalohej nga Serbia drejt Kosovës. Të dyshuar si persona të përfshirë në këtë ngjarje janë Aurel Kaziu, polic në radhët e Policisë së Shtetit, konkretisht në Komisariatin numër 5 në Tiranë, Ardit Laska dhe Etnik Ahmaxhokaj. Të tre këta janë ndaluar fillimisht për një kontroll nga Dogana e Kosovës, pasi nga pajisjet dixhitale me rreze X janë dhënë disa shenja për para të fshehura brenda furgonit, në një hapësirë të modifikuar posaçërisht për këtë gjë. Në anën tjetër, Dogana e Kosovës ka njoftuar se e ka ndaluar automjetin për kontroll të detajuar, në hyrje të...