Kurbini nën kërcënimin e ujit/ Përmbyten stallat, qytetari: Bagëtitë dhe shpendët ngordhin, nuk ka mbrojtje për ne

Kurbini nën kërcënimin e ujit/ Përmbyten stallat, qytetari: Bagëtitë dhe shpendët ngordhin, nuk ka mbrojtje për ne

Banori Alfred Syziu nga Kurbin tregon për dëmin e shkaktuar nga përmbytjet e ditës së sotme. Reshjet intensive kanë përmbytur disa zona të qytetit, duke sjellë pasoja të dukshme në pronat dhe aktivitetin bujqësor. Si pasojë e pranisë së ujit në stallën e tij, disa bagëti të imta dhe shpendë janë dëmtuar, ndërsa banorët e tjerë raportojnë shqetësime të ngjashme për pronat dhe tokat e tyre. Ai thekson se reshjet me intensitet të lartë, të cilat kanë vazhduar për orë të tëra, po krijojnë situatë alarmante për fermat dhe bujqësinë në zonë. Autoritetet lokale ende nuk kanë dhënë informacion mbi masat për të mbrojtur banorët dhe pronat nga dëmet e mundshme në ditët në vijim.