Kujtim Cakrani rrëfen momentet e dhunës: Më provokuan dhe më goditën nga pas
Avokati Kujtim Cakrani ka treguar për mediat momentet kur sipas tij u dhunua nga dy të rinj, pranë një pike karburanti në Vlorë. Cakrani rrëfen se dy personat, të cilët nuk i njeh, fillimisht e provokuan dhe më pas e goditën nga pas me një mjet prerës. Avokati i ish-Presidentit Ilir Meta bën me dije se ka marrë dëmtime në kokë, si pasojë e dhunës. “Më kanë dhunuar dy të rinj që nuk i njihja dhe s’e kamë idenë përse, sepse më provokuan dhe më pas më goditën. Kaq është. Nuk mund të them më shumë, sepse nuk e di çfarë ka ndodhur. Ndodhi para një ore e pak në hyrje të qytetit. Po hyja në një pikë karburanti, kaluan aty, pasi më provokuan, dolën...
Burimi:
opinion.al