Burimi:
kohajone.com
Foto © kohajone.com
Kryebashkiaku i Shkodrës paraqitet në SPAK
Kronikë E Premte, 19 Dhjetor 2025 15:14 Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci është paraqitur këtë të premte në SPAK. Prokuroria e Posaçme zgjati në Korrik afatet e hetimit për kryebashkiakun e Shkodrës. Ndaj tij u regjistrua procedim penal për shkelje e barazisë në tendera apo ankande publike, kryer në bashkëpunim, më 23 tetor 2024. Më 23 prill të 2025, prokurori Dritan Prençi e mori të pandehur kryebashkiakun socialist. Beci akuzohet për tenderin me vlerë 700 mijë euro të vitit 2019, me objekt zhvillimi strategjik i sektorit energjetik (projekt kërkimor). Bashkë me Benet Becin, nën hetim për këtë tender abuziv janë marrë edhe disa zyrtarë të tjerë, me rol në Komisionin e Vlerësimit të Ofertave.