Krujë/ Zbulohen municione luftarake dhe fitila zjarrpërcjellës në oborrin e një banese, shpallet në kërkim pronari
Një sasi municioni luftarak dhe 14 fitila zjarrpërcjellës janë gjetur në oborrin e një banese në Krujë. Sipas njoftimit zyrtar, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e një shtetasi të shpallur në kërkim, kanë konstatuar dhe sekuestruar materialet e kundërligjshme. Në lidhje me rastin është shpallur në kërkim shtetasi me iniciale Y. Z., i cili dyshohet si posedues i municioneve dhe fitilave zjarrpërcjellës. Sendet e paligjshme janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërsa vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar dhe dokumentimin e plotë të rastit.
Burimi:
syri.net