Kriteret për të përfituar nga amnistia penale, përjashtohen subjektet e SPAK dhe personat që kanë kryer krime të rënda
Amnistia penale rikthen në liri 447 të burgosur, mes tyre 4 të mitur, 5 gra dhe 7 shtetas të huaj, ndërsa 853 të tjerëve u shkurtohet dënimi, përfshirë 10 gra, 3 të mitur dhe 12 shtetas të huaj, duke sjellë një ndryshim të rëndësishëm në ngarkesën e burgjeve. Por efekti i ligjit nuk ndalet vetëm te burgjet. Edhe në Shërbimin e Provës, 5077 të dënuar me masa alternative përfitojnë amnisti. Duke filluar nga viti 2024 pushohet ndjekja penale për plot 14 mijë procedime për vepra të lehta, duke përfshirë të gjitha rastet me dënim deri në 3 vite burgim. Përfitues janë të dënuarit burra me vendim gjyqësor të formës së prerë deri në 3 vite burgim, si dhe ata që u kanë mbetur deri në...
Burimi:
javanews.al