‘Krimi i organizuar shqiptar është sfida më e madhe që kemi’/ Dy zyrtarët e lartë belgë japin alarmin

‘Krimi i organizuar shqiptar është sfida më e madhe që kemi’/ Dy zyrtarët e lartë belgë japin alarmin

“Sot po shohim se mafia shqipfolëse është sfida jonë më e madhe”. Kështu deklaroi drejtori i Policisë Gjyqësore Federale në Anversë në një intervistë për gazetën belge De Morgen. Saktësisht pesë vjet pas ndërhyrjes historike të policisë në rrjetin e komunikimit të koduar SKY ECC, ai së bashku me kolegun e tij në Bruksel bëjnë një bilanc të situatës. Sipas dy drejtorëve, operacioni hapi “vrima të mëdha” në krimin e organizuar, por sipas tyre ato tashmë janë mbushur sidomos nga rrjetet shqiptare dhe kriminelë nga Serbia dhe Mali i Zi. Yve Driesen, drejtor i Policisë Gjyqësore në Anversë, tha: “Mafia shqiptare ka fituar jashtëzakonisht shumë terren. Ata kontrollojnë të gjithë zinxhirin logjistik, nga Amerika e Jugut deri në port dhe rrjetet e shitjes në rrugë”....