“Krijoi konflikt në Dubai dhe e deportuan”, ish-prokurori tregon rastin e të “fortit” shqiptar
Ervin Karanxha, ish-prokuror, i ftuar në studion e “Terminal” nga Aurora Sulçe, në A2CNN, zbuloi rastin e ekstradimit të një shtetasi shqiptar nga Dubai, edhe pse shteti ynë nuk ka marrëveshje ekstradimi me Dubain. “Midis Shqipërisë dhe Dubait nuk ka një marrëveshje të mirëfilltë ekstradimi. Në kodin e procedurës penale është përcaktuar në mënyrë të qartë se çfarë veprimesh proceduriale bëhen me autoritetet e huaja. Por, duhet të kemi një marrëveshje. Nuk kemi një marrëveshje të mirëfilltë. Është bërë një diskutim midis shteteve, midis shtetit shqiptar dhe Dubait, por duke qenë se Dubai është si parajsë fiskale dhe për shkak të zhvillimit të vendit të tyre, ata pavarësisht llojit të veprave që ke bërë, po investove atje, të mbajnë atje. Nuk të sjellin me kusht...
Burimi:
javanews.al