Burimi:
opinion.al

Foto © opinion.al
Kreu tre vjedhje me armë, policia shpall në kërkim 30-vjeçarin
Policia e Krujës ka zhvilluar operacionin e koduar “Ends”, pas një serie vjedhjesh të ndodhura dje, duke identifikuar dhe shpallur në kërkim 30-vjeçarin E. N. (Ll.), banues në Mamurras, si autor të dyshuar të tre rasteve të vjedhjes me armë. Sipas njoftimit zyrtar, 30-vjeçari ka precedentë të theksuar kriminalë në fusha të ndryshme. Në kuadër të veprimeve hetimore është sekuestruar edhe automjeti i vjedhur, një taksi, që do të shërbejë si provë materiale. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të djeshëm, kur i dyshuari dyshohet se ka vjedhur një taksi duke kanosur drejtuesin e saj me armë zjarri. Më pas, ai ka lëvizur drejt qytetit të Laçit, ku në dy karburante dyshohet se ka marrë paratë dhe sendet personale...








