Kreu i ri i Gardës së Republikës, shumë ”shefa” në garë

Kreu i ri i Gardës së Republikës, shumë ”shefa” në garë

Gara për kreun e ri të Gardës së Republikës ka hyrë në një fazë të rëndësishme, me tre kandidatura të forta që kanë aplikuar pas hapjes zyrtare të procesit nga Ministria e Brendshme në muajin dhjetor. Eksperti i sigurisë Faik Basha, ish-deputeti i Partisë Socialiste Denis Deliu dhe drejtori aktual i komanduar i Gardës, Simon Zereci, janë tre emrat e parë që kanë dorëzuar aplikimet e tyre. Mes kandidatëve nuk mungojnë edhe emra që kanë punuar më parë në këtë institucion, si Vasil Çuni, por edhe oficerë që punojnë aktualisht në gardë. Afati i fundit për aplikim ka përfunduar më 30 dhjetor 2025, ndërsa brenda 45 ditëve nga çelja e garës, komisioni i posaçëm i ngritur nga Ministria e Brendshme pritet të përzgjedhë drejtuesin e...