Korçë/ 17-vjeçarja dërgohet me urgjencë në spital, dyshohet se konsumoi mbidozë ilaçesh

Korçë/ 17-vjeçarja dërgohet me urgjencë në spital, dyshohet se konsumoi mbidozë ilaçesh

Një 17-vjeçare është dërguar me urgjencë në spitalin e Korçë, pasi dyshohet se ka konsumuar një dozë të lartë ilaçesh në tentativë për t’i dhënë fund jetës. Ngjarja është regjistruar pak minuta më parë. Sipas burimeve, mësohet se e mitura është gjetur nga familjarët në banesën e saj, në lagjen 18 të qytetit, në gjendje të rënduar shëndetësore. Ajo është transportuar menjëherë drejt urgjencës së spitalit të Korçës, ku mjekët po i japin ndihmën e nevojshme. Ende nuk dihet gjendja e saj shëndetësore. Ndërkohë, Policia ndodhet në ambientet e spitalit dhe ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet që mund ta kenë çuar 17-vjeçaren drejt këtij veprimi.