Kontroll në burg, shkak një audioregjistrim dhe postim në Instagram
Kronikë E Mërkurë, 14 Janar 2026 15:16 Drejtoria e Burgjeve ka urdhër kontroll urgjent në qelinë e të burgosurit Fatmir Pjetri, në Burrel i njohur si pjesë e bandës së ”Babagjyshëve”. Shkak është bërë publikimi në profilin e Instagramit të tij të një audioregjistrimi ku akuzon Drejtorinë e Burgjeve se nuk e kanë lejuar që të botojë një roman që ka shkruar, pasi përmban akte dhune. Kontrolli do të ushtrohet për të zbuluar sesi është bërë ky regjistrim dhe si është postuar në Instagram.
Burimi:
kohajone.com