Konsumi i duhanit njeh rritje, ekpsertët: Shtrenjtimi i cigareve nuk po jep efekt
Edhe pse çmimi i paketave të duhanit është rritur nga 10 deri në 30 lekë, në varësi të markës dhe pikës së shitjes, shqiptarët vijojnë të konsumojnë gjithnjë e më shumë cigare. Rritja e akcizës, një taksë që synon të dekurajojë duhanpirjen, duket se nuk po jep efektin e pritur. “E vërteta është që, edhe pse akciza rritet në mënyrë të vazhdueshme dhe kalendari i rritjes i hartuar nga qeveria ka qenë korrekt, aktualisht nuk ka efekt në vendin tonë. Arsyeja kryesore është ekzistenca e tregtisë së paligjshme. Kur rritet akciza për kompanitë e rregullta, në tregun informal gjenden shumë cigare me çmime më të ulëta.”, tha Roland Shuperka, ekspert për çështjet e duhanit Si pasojë e këtij fenomeni, më të favorizuarit nga rritja e...
Burimi:
vizionplus.tv