Konflikt në Plazhin e Durrësit, 45-vjeçari përfundon në sallën e operacionit

Konflikt në Plazhin e Durrësit, 45-vjeçari përfundon në sallën e operacionit

Një ngjarje e rëndë kriminale është shënuar pasditen e sotme në zonën e Plazhit në Durrës, ku një 45-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë pas një konflikti të çastit. Sipas informacioneve paraprake, i lënduari është goditur me mjet prerës, dyshohet thikë, dhe ka pësuar dëmtime serioze trupore. Ngjarja ka ndodhur në sektorin e njohur si “Hekurudha”, një zonë e frekuentuar nga pushues dhe banorë lokalë. Pas incidentit, 45-vjeçari, i cili ushtron profesionin e taksistit, është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Durrësit. Burime mjekësore bëjnë me dije se ai ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe aktualisht po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale për të stabilizuar plagët e marra. Sipas të dhënave të para, i plagosuri është banues në Tiranë dhe ndodhej në zonën...