Kolonjë/ Zetori del nga rruga dhe përmbyset në arë, plagoset drejtuesi
Një aksident është regjistruar në hyrje të fshatit Bejkovë, në zonën e Ersekës, ku një zetor ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në arë. Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin, duke bërë që mjeti bujqësor të përmbyset. Si pasojë, ai ka marrë dëmtime në pjesën e këmbëve, por raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. I lënduari është transportuar me ambulancë drejt spitalit të Korçës për ndihmë mjekësore më të specializuar. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, të cilat po kryejnë veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Burimi:
syri.net