“Kolegët qanin me dënesë!”- Bashkëshortja e Astrit Kalasë tregon si e mori vesh ekzekutimin e tij: Ai ishte trim, ka gjykuar dosje të ‘nxehta’!
Valbona Kalaja, bashkëshortja e gjyqtarit të Apelit të vrarë në sallën e gjyqit, Astrit Kalaja, ka rrëfyer për herë të parë detaje prekëse nga jeta e tyre, momentet para vrasjes së tij nga Elvis Shkambi. Valbona Kalaja tregon se si mori vesh lajmin e rëndë të ekzekutimit të bashkëshortit të saj në krye të detyrës. Valbona u shpreh në Podcastin e Mira Kazhanit se Astritin e njihte që në moshë shumë të re, kur të dy studionin në shkollën e mesme profesionale në Shkodër. “E njoh që kur isha 14 vjeçe, ai 16 vjeç, kur fillova shkollën e mesme profesionale në Shkodër. Shkova pa dëshirën time në atë shkollë, se doja të vazhdoja mjekësi, por babai më çoi në degën elektrike, ishte dëshira e tij....
Burimi:
javanews.al