Kokainën e fshihnin në lëkurë kafshësh, SPAK mbyll hetimet për grupin që trafikonin drogë nga Amerika Latine, autorëve u komunikohet akuza
Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet për grupin e trafikut të kokainës nga Amerika Latine në Shqipëri. Organi i akuzës ka nisur komunikimin e mbylljes së hetimeve për personat e dyshuar që u arrestuan në muajin nëntor të vitit 2024, pas një hetimi të kryer nga prokurori Adnan Xholi. Të dyshuar për trafikun e drogës janë shtetasit Geis Gejsullai, Klajd Birçe, Aldi Zonja, Artion Çaushllari, Endi Sejdini, Ismail Abdurrahmani, Baki Huqi dhe tre shtetas të huaj, 2 prej të cilëve venezuelianë dhe një kolumbian. Hetimi për trafikun e kokainës nisi pas një indicie mbi laboratorin e drogës në Frakull të Fierit, ku pranë banesës së ish-funksionarit vendor Viktor Çervanaku, u zbuluan nga policia një sasi e madhe droge e llojit kokainë prej 485 kg, e...
Burimi:
javanews.al