Kishte përshtatur lokalin e tij për organizimin e lojërave të fatit, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë

Kishte përshtatur lokalin e tij për organizimin e lojërave të fatit, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar një 27-vjeçar, pasi kishte përshtatur lokalin e tij për organizimin e lojërave të fatit. Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se ka sekuestruar 2 pajisje elektronike(makineta), të cilat përdoreshin për të luajtur lojërat e paligjshme si dhe një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga këto lojëra. Ndërkohë materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme hetimore. Njoftimi i Policisë: Finalizohet operacioni policor i koduar “The player”, për goditjen e aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit. Kishte përshtatur lokalin e tij, për organizimin e lojërave të ndryshme të fatit, vihet në pranga 27-vjeçari. Sekuestrohen 2 paisje elektronike(makineta), të cilat përdoreshin për të luajtur lojërat e paligjshme si dhe një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga...