Kishte fshehur 10 pistoleta në kofanon e makinës, arrestohet 27-vjeçari nga Kosova

Kishte fshehur 10 pistoleta në kofanon e makinës, arrestohet 27-vjeçari nga Kosova

Një 27-vjeçar nga Kosova i identifikuar si Dugagjin Berisha ka përfunduar në prangat e Policisë së Tiranës, që ka goditur një tjetër rast të trafikimit të armëve nga Kosova në drejtim të Shqipërisë. Në kuadër të operacionit “Barriera” u sekuestruan 12 armë zjarri dhe municion luftarak, që dyshohet se do të shiteshin në Fresk. Mësohet se një pistoletë shitej me çmime që arrinin nga 700 deri në 1000 euro copa. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, në kuadër të fokusit për parandalimin dhe goditjen e trafikimit të armëve të zjarrit dhe bazuar në informacionet e grumbulluara, si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, disa...