Kishin marrë me qera një apartament për të ushtruar prostitucion, arrestohen dy gra nga Vietnami

Kishin marrë me qera një apartament për të ushtruar prostitucion, arrestohen dy gra nga Vietnami

Dy gra nga Vietnami janë vënë në prangat e policisë së Tiranës. Ato u arrestuan në kuadër të operacionit “Ilegal chat”. Sipas uniformave blu, dy gratë ushtronin prostitucion në një apartament të marrë me qira, në rrugën “Naim Frashëri”. Nga verifikimet rezultoi se bisedat për kryerjen e kësaj veprimtarie, kryheshin në rrjete sociale. Njoftimi i policisë: Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Ilegal chat”. Zbulohet një tjetër apartament i marrë me qira, për të ushtruar prositucion. Arrestohen 2 shtetase vietnameze, të cilat, për të kryer këtë veprimtari kriminale, komunikonin me shtetas të ndryshëm, në rrjete sociale. Në vijim të operacioneve të bazuara te puna informative, me objektiv konstatimin e ambienteve të vëna në dispozicion të ushtrimit të prostitucionit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 finalizuan operacionin...