Kërkesa për ndihmë juridike falas, Elbasan, shumë qytetarë në kushtet e pamundësisë për të marrë shërbim
Kushtet e vështira ekonomike dhe sociale në Qarkun e Elbasanit po e bëjnë gjithnjë e më të pamundur për shumë qytetarë aksesin në drejtësi. Të ardhurat e ulëta ose minimale i detyrojnë ata të kërkojnë alternativa falas, pasi përballimi i kostove të një procesi gjyqësor mbetet i paarritshëm. Të dhënat nga Qendra e Shërbimit të Ndihmës Juridike Parësore tregojnë një rritje të ndjeshme të rasteve të trajtuara. Gjatë vitit 2025 janë regjistruar 285 raste për ndihmë juridike falas, ose 58 qytetarë më shumë krahasuar me një vit më parë. Sipas specialistëve, qytetarët i drejtohen qendrës për çështje si divorci, ndarja e pasurisë, apo edhe për shërbime më të thjeshta ligjore. Rritja e kërkesave për ndihmë juridike falas konsiderohet një pasqyrim i drejtpërdrejtë i realitetit ekonomik...
Burimi:
vizionplus.tv