Kapen rreth 1 milion euro të padeklaruara në pikëkalimin kufitar Merdare
Dogana e Kosovës ka njoftuar se këtë të martë janë zbuluar rreth 1 milion euro të padeklaruara në Pikëkalimin Kufitar Merdare. Ka qenë pajisja e skanimit e cila identifikoi për ekzistencën e diçkaje të dyshimtë. Në një kontroll të mëtejshëm, u konstatuan paratë e padeklaruara në automjet, shkruan gazeta Express. Njoftimi i plotë: Sot, më 24 shkurt 2026, në pikëkalimin kufitar Merdare, zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë selektuar një automjet për kontroll të detajuar, në hyrje të territorit të Republikës së Kosovës, bazuar në analizën e riskut dhe procedurat standarde operative. Automjeti fillimisht është kontrolluar përmes pajisjes së skanimit me rreze X (X-Ray), ku janë identifikuar indikacionet e para për ekzistimin e një hapësire të dyshimtë të modifikuar në dyshemenë e tij. Pas këtyre indikacioneve,...
Burimi:
syri.net