Kanosën policinë me armë në Shkodër bashkë me Bajram Bregun, zbardhet dëshmia e 43-vjeçarit: Nuk e njoh të miturin, më nxori dorën në rrugë
Disa detaje të reja janë zbardhur nga operacioni i policisë Shkodër për arrestimin e shtetasit Bajram Bregu pak ditë më parë. Ky shtetas sipas policisë dyshohet se gjatë ndjekies nga një patrullë e “Shqiponjave” ka qëlluar në ajër me qëllim kanosjen e uniformave blu dhe më pas është larguar në drejtim të paditur. Në këtë operacion policia arrestoi shtetasi Ervis Baba 43 vjeç pasi ishte drejtuesi i automjetit ku ndodhej Bajram Bregu. I arrestuari bashkë me një 17 vjeçar nuk iu bind urdhrit të policisë për t’u ndaluar dhe shtoi shpejtësinë e makinës. Dyshohet se në një rrugicë në lagjen “Kiras” shtetasi Bajram Bregu ka zbritur nga ky automjet dhe duke vrapuar ka qëlluar një herë në ajër me pistoletë. Pas pak minutash policia e...
Burimi:
vizionplus.tv