Jetë përrallore me 120 makina e vila luksoze, dënohet me burg ‘sheh-u’ shqiptar në Zvicër, si u zbulua mashtrimi

Jetë përrallore me 120 makina e vila luksoze, dënohet me burg ‘sheh-u’ shqiptar në Zvicër, si u zbulua mashtrimi

Një skemë e gjerë mashtrimi financiar në Zvicër ka marrë epilog në Gjykatën e Dietikonit, pranë Cyrihut, ku një 57-vjeçar nga Kosova, i njohur si “sheh”, u dënua me 3 vjet e gjysmë burg dhe ndalim hyrjeje në Zvicër për tre vjet. Sipas autoriteteve, ai kishte ndërtuar një jetë luksoze duke mashtruar bankat dhe shtetin zviceran, duke shkaktuar një dëm prej rreth 1.5 milionë frangash. Sipas gazetës “Tages Anzeiger”, i dënuari pretendonte se udhëhiqte rreth 8 mijë besimtarë dervishë dhe kishte përfshirë në aktivitetet kriminale gjithë familjen e tij prej gjashtë anëtarësh, si dhe dy bashkëpunëtorë. Hetimet nisën pas bastisjes së një vile luksoze pranë Cyrihut, për të cilën ai paguante qira mujore prej 24 mijë frangash. Prokuroria bëri të ditur se shehu kishte krijuar...