Ish-zyrtari i AKSHI-t Daniel Shima jep 2 herë dëshmi në SPAK, rrëfimi u përdor si provë e re në gjykatën e Apelit

Ish-zyrtari i AKSHI-t Daniel Shima jep 2 herë dëshmi në SPAK, rrëfimi u përdor si provë e re në gjykatën e Apelit

Nga Elton Qyno - Nga Syri.net Ish-zv/drejtori i Agjensisë Kombëtare të Shoqërisë dhe Informacionit (AKSHI), Daniel Shima, është marrë dy herë në pyetje në ambjentet e Prokurorisë së Posaçme, SPAK, lidhur me hetimin penal ndaj ish-drejtoreshës Mirlinda Karçanaj dhe zyrtarëve të tjerë të këtij institucioni. Dëshmia e Shimës, është klasifikuar si sekret nga SPAK. Por ky sekret u dekonspirua teksa rrëfimi i Daniel Shimës është përdorur si provë gjatë zhvillimit të seancës gjyqësore në Gjykatën e Apelit të Posaçëm, ku përfaqësuesi i prokurorisë, e paraqiti në tavolinën e gjyqtarit si provë të re.Gazetari Elton Qyno ka mësuar se ish-zv/drejtori i AKSHI-t Daniel Shima, është pyetur dy herë për llogari të procedimit penal Nr.36/4, ku persona nën hetim për disa vepra penale janë vënë shtetasit biznesmeni, Ergys Agasi, ish-drejtoresha e...