I riu përplas qëllimisht me makinë çiftin e bashkëshortëve, shpallet në kërkim
Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Fier. Blutë e qytetit kanë shpallur në kërkim shtetasin me inicialet F.Ç., 29 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka përplasur qëllimisht me automjetin e tij një çift bashkëshortësh. Burimeve zyrtare nga Policia, sqarojnë se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të mëparshëm mes palëve, ndërsa 29-vjeçari dyshohet se ka përdorur automjetin si mjet për të goditur çiftin. “Po nga këta specialistë u shpall në kërkim shtetasi F. Ç., 29 vjeç, banues në Fier, pasi ka përplasur qëllimisht me automjetin e tij shtetasin S. N., 45 vjeç, dhe bashkëshorten e tij, shtetasen E. N (M)., 35 vjeçe, me të cilët ka patur një konflikt të mëparshëm. Po punohet për kapjen e tij.”, sqaron policia. Sakaq një...
Burimi:
syri.net