I riu përplas këmbësoren në Belsh, ndërron jetë 73-vjeçarja
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur këtë të mërkurë në fshatin Rrenas të Belshit. Sipas raportimeve paraprake nga policia, një 20-vjeçar dyshohet se ka qenë autori i aksidentit, me të cilin policia po kryen veprimet procedurale. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasja Rr. T., 73 vjeçe, këmbësore. Njoftimi i plotë i policisë: “Belsh / Në fshatin Rrenas, shtetasi K. I., 20 vjeç, dyshohet se ka aksidentuar me automjetin që drejtonte shtetasen Rr. T., 73 vjeçe, këmbësore, e cila si pasojë ka humbur jetën në spital. Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet procedurale. Ndërkaq, grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftim.
Burimi:
javanews.al