“I ra borisë, më pas viktima nisi të ofendonte”/ Zbardhet dëshmia e gruas së autorit të vrasjes së 31 vjeçarit

“I ra borisë, më pas viktima nisi të ofendonte”/ Zbardhet dëshmia e gruas së autorit të vrasjes së 31 vjeçarit

Bashkëshortja e Gazment Buçpapaj, autori i vrasjes së Egli Pashollarit pak ditë më parë, ka dhënë deklaratën e saj duke zbuluar disa detaje rreth ngjarjes së rëndë. Në dëshminë e siguruar nga gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, ajo ka treguar se më datë 20.02.2026 (të premten e kaluar), rreth orës 15:05, pasi përfundoi orarin e punës, është larguar nga vendi i punës me automjetin tip “Audi”,  që drejtohej nga bashkëshorti i saj, Gazment Buçpapaj. Gjatë lëvizjes në rrugën “Ylbere Bylykbashi” dhe më pas në rrugën “Kongresi i Lushnjës”, sipas Laureta Buçpapaj, një automjet ngjyrë gri e kishte bllokuar rrugën. Bashkëshorti i saj i kishte rënë borisë për ta sinjalizuar të lëvizë, por shoferi i mjetit i kishte ofenduar me fjalë të rënda. Ata nuk...