I përfshirë në vrasjen e Bledar Muçës, ekstradohet nga Belgjika Sergej Hasanpapaj
Është ekstraduar nga Belgjika Sergej Hasanpapaj, i cili ishte arrestuar për vrasjen e Bledar Muçës në janar të vitit 2022, pas urdhërarrestit të lëshuar nga SPAK. Ndërkohë, për të njëjtë ngjarje, në tetor të atij viti u arrestua një 43-vjeçar në aeroportin e Valencias, ku sipas mediave spanjolle, ishte dënuar me burgim të përjetshëm për dhënie informacioni. Mediat belge ishin ato që zbuluan se bëhet fjalë për shqiptarin Marsel D., i kërkuar për vrasje në Belgjikë, më 22 janar 2022 në Aartselaar. Kujtojmë se Muça ka qenë i përfshirë në sagën e krimeve në Elbasan, si mik i familjes Çapja. Beldar Muça, u qëllua gjashtë herë teksa kthehej në banesën e tij nga dy vrasës, ndërsa autoritetet dyshonin për një vrasje me porosi. Ai është...
Burimi:
javanews.al