I moshuri në Fier plagos me thikë nipin, policia i gjen fishekë në shtëpi
Një 71-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi ka plagosur me thikë nipin e tij, djalin e vëllait. Ngjarja sipas policisë së Fierit ka ndodhur për motive të dobëta. Gjatë kontrollit në banesën e të moshuarit, u gjetën dhe sekuestruan disa fishekë. “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier arrestuan shtetasin P. Z., 71 vjeç, banues në Fier, pasi për motive të dobëta ka plagosur me mjet prerës (thikë) djalin e vëllait të tij, shtetasin R. Z., 50 vjeç. Më pas nga kontrolli i banesës së shtetasit P. Z., u gjetën dhe sekuestruan disa fishekë”, njofton policia./vizionplus.tv
Burimi:
vizionplus.tv