I moshuri gjendet i pajetë poshtë urës në Bradashesh, policia punon për zbardhjen e ngjarjes

I moshuri gjendet i pajetë poshtë urës në Bradashesh, policia punon për zbardhjen e ngjarjes

Një 70-vjeçar i identifikuar si Bedri Shahini është gjendur i pajetë poshtë urës së Kushës, në vendin ku kalon përroi Zaranikës në Katundin e ri ne Bradashesh të Elbasanit. Paraprakisht mësohet se trupi i pajetë i të moshuarit është transportuar për në morgun e spitalit të Elbasanit, ku do i nënshtrohet testimeve të mëtejshme. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave, nëse ka qenë një vetëvrasje, apo ngjarja ka ndodhur për shkaqe natyrale.